

“Ne evropianët sot duhet të bëjmë më shumë që të marrim në kontroll kontinentin tonë, të zhvillojmë vlerat tona dhe të mbrojmë sigurinë tonë. Kjo mund të jetë e suksesshme vetëm duke punuar dorë për dore me fqinjët tanë, sidomos vendet kandidate. Vetëm kur të bëjmë të plotë unifikimin e Evropës mund të sigurojmë paqe dhe prosperitet.
Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë.
Ne kemi implementuar një integrim gradual me vendet e Ballkanit Perëndimor, me investime dhe ndarje vlerash dhe një rol më të madh përpara se ata të plotësojnë të gjitha kriteret. SEPA dhe Roaming janë disa prej fushave ku disa vende janë bërë anëtare.
Zgjerimi i suksesshëm është mundësi realiste për vitet në vijim. Mali i Zi kërkon të përfundojë negociatat në fund të 2026-s dhe Shqipëria synon në fund të vitit 2027. Moldavia dhe Ukraina në vitin 2028. Për mua ambiciet janë më të rëndësishme se vitet apo datat dhe Komisioni i mbështet këto ambicie. Këto 4 kandidatë për vitin që po lëmë pas i kanë justifikuar ato ambicie me arritje dhe aksione konkrete.
Mali i Zi më i avancuari, dhe më i përgatituri drejt zgjerimit. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Katër grupkapitujt të tjerë janë hapur dhe në nëntor hapim grupkapitullin e fundit. Kjo është një njohje e angazhimit të qartë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qartë të shoqërisë shqiptare, 91% e qytetarëve e duan anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat mbi kapitujt themelorë dhe në fund të vitit do të ketë gati përfundimet e ndërmjetme”, tha Marta Kos.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






