Transmetuar më 04-11-2025, 13:58

Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se ka pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku.

"Tani, e vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sugjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit