Transmetuar më 04-11-2025, 13:55

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Blindi”, pas informacioneve operative për lëvizje të dyshimta me armë zjarri në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan një automjet të blinduar, në të cilin udhëtonin shtetasit E. D., 28 vjeç, dhe E. B., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti dhe sekuestroi:

1 armë zjarri pistoletë me krehër e fishekë,

një targë ruse të dyshuar të falsifikuar,

një shumë parash,

3 aparate celularë,

si dhe automjetin e blinduar me të cilin po lëviznin.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan:

E. D., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”;

E. B., për veprën “Moskallëzimi i krimit”.

💬 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit