Transmetuar më 04-11-2025, 13:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një deklarate për mediat këtë të martë, duke e lidhur atë me çështjen e inceneratorëve dhe zhvillimet e fundit në hetime.

Berisha u ndal tek procedurat hetimore për ish-zyrtarë të lartë të përfshirë në aferën e inceneratorëve, duke pretenduar se “prokuroria është nën ndikimin politik të Ramës”.

“Tani është radha e qytetarëve që t’i përgjigjen Ramës. Ai është ulur mbi 50 milionë euro. 130 milionë euro janë vetëm nga djegësi i Tiranës. U shpall falimentimi i strategjisë së djegësave, pasi janë harxhuar mbi 400 milionë euro të qytetarëve shqiptarë me llamarinat e Fierit dhe Elbasanit, pa asnjë të dënuar,” – deklaroi Berisha.

Në vijim, ai përmendi disa ish-zyrtarë të qeverisë si pjesë të dosjeve hetimore, duke shtuar se “çdo veprim është bërë me dijeninë dhe urdhërin e kreut të qeverisë”.

“Asnjë nga këto nuk mund të ndodhte pa diktimin e Ramës. Është vetë ai që i kontrollon të gjitha,” – tha ndër të tjera Berisha.

Kujtojmë se çështja e inceneratorëve është aktualisht nën hetim nga SPAK, ndërsa disa ish-zyrtarë, mes tyre Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ndodhen në proces gjyqësor për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit