Transmetuar më 04-11-2025, 11:25

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka anuluar në minutë të fundit udhëtimin për në Bruksel për samitin për zgjerimin e BE-s. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që Rama ka marrë këtë vendim, pasi ishte parashikuar që ai të merrte pjesë në një prej paneleve.

Mbërritja e Ramës në Bruksel, duhej që të ishte në orën 15:00, ku do të merrte pjesë bashkë me kryeministrin malazez Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në këtë samit, kryeministrat do të diskutonin në lidhje me progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit