Transmetuar më 04-11-2025, 11:09

Bulqizë, 4 nëntor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, ku ka humbur jetën administratori i kompanisë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 10:15, gjatë kontrollit në frontin e punës, është aksidentuar shtetasi Sulejman Kurti, 62 vjeç, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e shkaqeve të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit