Transmetuar më 03-11-2025, 15:20

New York- Presidenti Donald Trump ka bërë një koment të diskutueshëm për kandidatin kryesor për kryetar bashkie të New York-ut, Zohran Mamdani, duke e krahasuar atë me veten dhe duke e përshkruar si “shumë më të pashëm” se kandidatin “komunist”. Ky koment erdhi gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta”, ku Trump u pyet për ngjashmëritë e mundshme midis tij dhe Mamdanit, një socialist 34-vjeçar që po kandidoon për kryetar bashkie.

Kur korrespondentja e CBS, Norah O’Donnell, e pyeti Trump se çfarë mendonte për krahasimin që disa kishin bërë mes Mamdanit dhe tij, si “karizmatikë që thyejnë rregullat e vjetra”, Trump iu përgjigj me një batutë: “Epo, mendoj se jam një person shumë më i pashëm se ai, apo jo?”

Në vazhdim, Trump e kritikoi ashpër Mamdanin, duke e quajtur atë “komunist”, dhe theksoi se ai ishte “shumë më i keq se një socialist”. Presidenti theksoi se nëse Mamdani zgjidhej, ai do të shkatërronte Nju Jorkun, duke paralajmëruar se do ta bënte ish-kryebashkiakun Bill de Blasio të dukej si një “kryebashkiak i shkëlqyer” në krahasim me të.

Trump gjithashtu komentoi se një kandidat si Mamdani, nëse do të drejtonte qytetin, do të shpërdoronte fondet federale që ai mund të dërgonte për New York-un. “Do të jetë e vështirë për mua si president t’i jap shumë para Nju Jorkut, sepse nëse ke një komunist që drejton Nju Jorkun, e tëra çfarë bën është të shpërdorosh paratë që po dërgon atje”, tha Trump.

Kritikat e tij ndaj Mamdanit vazhduan, duke e përshkruar atë si një rrezik për qytetin dhe ekonominë e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit