Transmetuar më 03-11-2025, 10:31

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai mbajti një deklaratë për mediat, ku sulmoi ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e akuzoi për lidhje politike dhe për mbrojtje të qeverisë.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha u shpreh:

"Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi. Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit", tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit