Transmetuar më 02-11-2025, 20:37

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një akt hipokrizie dhe “tradhti morale”.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një video të momentit kur Rama mbante fjalimin e tij, duke e shoqëruar me një koment të vetëm: “Puthja e Judës.”

Në ceremoninë mortore për Fatos Nanon, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, të cilët vendosën një kurorë me lule në emër të opozitës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit