

Durrës, Shqipëri — 2 nëntor 2025
Peshëngritësi i talentuar shqiptar, Ertjan Kofsha nga Shtërmeni, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të të Rinjve në Durrës, duke siguruar dy medalje bronzi dhe duke konfirmuar pritshmëritë e larta për të.
Kofsha shkëlqeu në stilin e shkëputjes, ku me 162 kilogramë të realizuar në provën e dytë arriti të sigurojë medaljen e bronztë. Në provën e tretë ai tentoi të ngrejë 167 kilogramë, por pa sukses. Në stilin e shtytjes, ai ngriti 194 kilogramë, duke u renditur i katërti dhe duke humbur medaljen për pak.
Në total, me 356 kilogramë të ngritura, sportisti shqiptar rrëmbeu medaljen e bronztë në dygarësh, duke u ngjitur mes më të mirëve të kontinentit në kategorinë 94 kilogramë, një nga më konkurrueset e turneut.
Ky sukses vjen vetëm pak ditë pas triumfit të Enkileda Carja, e cila fitoi tre medalje ari në të njëjtin aktivitet, duke e bërë Shqipërinë krenare dhe duke dëshmuar fuqinë e brezit të ri të peshëngritjes shqiptare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






