

Luciano Spalletti debutoi me fitore në stolin e Juventusit, teksa bardhezinjtë triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Cremoneses, në ndeshjen hapëse të javës ITALI – Luciano Spalletti debutoi me fitore në stolin e Juventusit, teksa bardhezinjtë triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Cremoneses, në ndeshjen hapëse të javës së 10-të të Serie A. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi këtë sezon për vendasit, të cilëve nuk u mjaftoi goli i Jamie Vardy.
Juve e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 85 sekondash. Filip Kostić, i vendosur shumë mirë brenda zonës, realizoi me një devijim të thjeshtë pas një aksioni të çrregullt që u mbyll me asist të pavullnetshëm nga Vandeputte. Pas golit, bardhezinjtë administruan lojën me qetësi, pa i lejuar Cremoneses të krijonte rrezik të vërtetë.
Në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi të kontrollonte ritmin dhe në minutën e 68-të gjeti golin e dytë me Andrea Cambiaso-n, i cili goditi saktë me të majtën, duke mposhtur portierin Audero dhe duke dyfishuar rezultatin.
Në minutat e fundit, Jamie Vardy ngushtoi diferencën, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Me këtë sukses, Juventusi i Spallettit nis mbarë një epokë të re, ndërsa Cremonese pëson humbjen e parë në fushën e vet këtë sezon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






