

Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin Superligë, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
Në Superligë takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
Superliga, java 10
Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.
Kategoria e Parë, java 10
Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve Superligë, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.
Ish-kryeministri do përcillet të diel (nesër) për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






