Transmetuar më 29-10-2025, 13:14

Tërmet i dyfishtë raporton IGJEUM se ndodhi para pak minutash në Tiranë, ndjehet në disa zona të kryeqytetit

Një lëkundje e dyfishtë tërmeti është regjistruar sot, më 29 tetor 2025, në orën 12:49:01, me epiqendër në zonën e Bërzhitës dhe Baldushkut, në jug të Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake nga institucionet sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, me thellësi rreth 15–17 kilometra.

Shërbimi shtetëror shqiptar IGJEUM raporton për dy tërmete në të njëjtën kohë siç shikoni tabelën.

Dy goditjet janë regjistruar pothuajse në të njëjtin moment dhe kanë shkaktuar ndjesi lëkundjeje në disa zona të Tiranës dhe rrethinave, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Banorë nga Farka, Petrela, Kavaja dhe Elbasani kanë raportuar se kanë ndjerë një dridhje të lehtë që ka zgjatur pak sekonda.

Ekspertët theksojnë se këto lëkundje janë pjesë e aktivitetit normal sizmik të rajonit të Tiranës dhe nuk përbëjnë rrezik për panik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit