

Ditën e kënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





