Transmetuar më 02-10-2025, 19:29

Dibër, 2 tetor 2025

Gjatë gjithë ditës së sotme kanë vijuar pa ndërprerje reshjet e shiut në të gjithë territorin e qarkut Dibër. Në zonat me lartësi mbi 1200 metra, reshjet kanë qenë në formë dëbore, me trashësi që në disa zona kalon 20 centimetra.

Bora ka përfshirë fshatrat e disa njësive administrative, përfshirë gjithë territorin e Lurës, si dhe disa fshatra të Selishtës dhe Kalasë së Dodës.

Reshjet dhe temperaturat e ulëta paraqesin vështirësi për fermerët dhe blegtorët, të cilët kanë ende bagëtitë në stane.

Nga informacionet zyrtare, deri më tani nuk raportohen probleme në zonat e banuara, as me infrastrukturën rrugore dhe as me furnizimin me energji elektrike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit