Transmetuar më 27-09-2025, 22:43

Në zonat malore të Zvicrës, bora mbuloi terrenin të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Në Bettmeralp, kantoni Wallis, dhe në maloren First pranë Grindelwaldit, kantoni Bern, banorët u zgjuan me një peizazh të dëborës.

Sipas të dhënave nga “Meteo Schweiz”, bore ka rënë ndërmjet 1.800 dhe 2.100 metrash mbi nivelin e detit. Në Alpet perëndimore dhe jugore ra deri në 50 centimetra dëborë.

Rruga e kalimit të Gotthardit mbeti e mbyllur në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët midis Tiefenbach dhe Gletsch, si dhe Wassen dhe Meiringen janë të bllokuara, për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërsa në male bie dëborë, në zonat më të ulëta të Zvicrës ka rënë shi.

Dita e diel parashikohet të jetë kryesisht pa reshje, me temperature, që në disa vende mund të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit