

PEJË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se viktima është se shoferi i makinës. Mjeti mësohet se ka goditur shtyllën e ndriçimit.
Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





