Transmetuar më 20-08-2025, 07:50

SHBA- Dy influencera kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident teksa ata po hanin në një restorant në Teksas. Dyshja ndodheshin në një restorant dhe po xhironin një video teksa shijonin ushqimin e tyre. Fatmirësisht nuk ishte kafshata e tyre e fundit pasi menjëherë sapo nisin të hanë një makinë fluturon brenda në lokal duke thyer xhamin dhe përplasur tavolinën e tyre.

Nina Santiago postoi pamjet e këtij incidenti të cilat u bënë virale në rrjet. Patrick Blackwood së bashku më Santiago shpëtuan pa dëmë serioze ndërsa nga pamjet duken teksa largohen nga karriget e tyre të mbuluar me copa xhami.

Restoranti ripostoi videon në Instagram Stories, duke shkruar: “Ishte një fundjavë e çmendur në Cuvée’s. Thjesht falënderojmë Zotin që të gjithë jemi të sigurt!”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit