Transmetuar më 31-07-2025, 15:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera të shkaktuar nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit.

Rama ndau pamjet e takimit ku ministrat e qeverisë njoftuan rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

"Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.", thuhet në postimin e Ramës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit