Transmetuar më 06-07-2025, 22:35

SHBA- Spanjollët kanë arritur të kualifikohet pas një fitoreje dramatike 3:2 kundër Dortmundit. Golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo García në minutën e 10-të, Fran García në minutën e 20-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 94-të.

Nga ana tjetër, Dortmund reagoi me golin e Maximilian Beier në minutën e 93-të dhe Serhou Guirassy shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Në momentet e fundit të ndeshjes, Dortmund pati një rast të artë për të barazuar rezultatin, por portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, bëri një pritje heroike që mbajti ekipin në avantazh. Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve është Fluminense-Chelsea, që do të luhet më 8 korrik. Real Madrid – Paris SG do të luhet më 9 korrik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit