Transmetuar më 05-07-2025, 18:08

Zbulohet “Rregulli i Përqafimit” në Disney – Vizitorët ndajnë përvojat e tyre prekëse

Një praktikë e njohur si “Rregulli i Përqafimit i Disney-t” është bërë virale në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, ku shumë përdorues po tregojnë përvojat e tyre personale me punonjësit e parqeve tematike të Disney-t.

Aktorët që luajnë rolin e personazheve si Miki, Stitch dhe të tjerë, përveç firmosjes së autografëve dhe pozimit për foto, ndjekin një rregull të pashkruar: nëse një fëmijë vendos të përqafojë personazhin, ata janë të detyruar ta mbajnë atë përqafim për aq kohë sa e dëshiron vetë fëmija – pa e ndërprerë.

Simon Sinek, autor dhe figurë e njohur publike, deklaroi kohët e fundit në emisionin e Jay Shetty:

“E mësova së fundmi. Është gjëja më e bukur në botë. Në Disney, të gjithë personazhet janë trajnuar që kur një fëmijë të përqafon, të mos e lëshosh përqafimin derisa të të lëshojë ai i pari.”

Kjo praktikë është konfirmuar edhe nga burime si faqja fan “Inside the Magic”, e cila citon se Walt Disney e kishte konsideruar këtë veprim si shprehje ndjeshmërie:

“Asnjëherë nuk e di sa shumë mund të ketë nevojë një fëmijë për atë përqafim.”

Tani, shumë njerëz pyesin nëse “Rregulli i Përqafimit” është pjesë zyrtare e trajnimit të Disney-t apo një model kulturor mirësjelljeje që aktorët e kanë bërë të tyren gjatë punës me fëmijët. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit