

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, teksa do të zhvillohet në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.
Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd