Transmetuar më 10-05-2025, 18:54

Divjakë – Gjendet i mbytur 65-vjeçari në një kanal vaditës

Divjakë, 11 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Goricaj, ku është gjetur i pajetë në një kanal vaditës shtetasi Mina Gjini, 65 vjeç, banues në këtë zonë.

Sipas informacioneve paraprake, ai kishte humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.

Trupi i të ndjerit është gjetur rreth orës 18:00, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit