Transmetuar më 10-05-2025, 10:50

Interi e ka të qartë strategjinë. Pas një sezoni intensiv mes ndeshjeve të njëpasnjëshme, dëmtimeve dhe garës në tri fronte deri para pak javësh, duke arritur finalen e Champions League dhe qenë ende në garë për titullin kampion të Serie A, megjithëse pas Napolit në renditjen aktuale, skuadra zikaltër synon të forcohet para fillimit të Kupës së Botës për Klube, duke përfituar nga “dritarja” shtesë e merkatos nga 1 deri më 10 qershor.

Pas marrëveshjes së arritur me Sucic nga Dinamo Zagreb, drejtuesit e Interit kanë dy objektiva të qartë: Luis Henrique dhe një mbrojtës qendror i nivelit të lartë. Emri i parë në listë është ai i Luis Henrique, anësorit të adaptueshëm të Marseille.

Në idetë e merkatos së Interit, ai shihet si alternativë për krahun e djathtë, potencialisht për ta zëvendësuar Dumfries. Me lojtarin brazilian tashmë ekziston një marrëveshje e përgjithshme për kontratë 5-vjeçare, mbeten vetëm për t’u përcaktuar komisionet për agjentët.

Ende nuk ka një marrëveshje me Marseille, por ditët e fundit ka pasur afrim qëndrimesh. Interi ka ofruar 25 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa klubi francez nuk zbret poshtë 30 milionëve. Gjithsesi, distanca nuk është e pakapërcyeshme dhe marrëdhëniet mes klubeve lënë të kuptohet se ekziston besimi për ta mbyllur operacionin së shpejti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit