

Prishtinë- 1 majin, përfaqësues të punonjësve të sektorit publik në Kosovë e kanë shënuar me protesta.
Kërkesat e tubuesve ishin të qarta: Rritje pagash, themelim i Gjykatës së Punës, respektim i të drejtave të punëtorëve e zbatim i marrëveshje kolektive.
Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, ka përcjellë shqetësimin e tij për kushtet në të cilat punohet aktualisht në vend, e u ndal në mënyrë të veçantë te pagat.
Përpos nevojës së rritjes së pagave për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, në protestë u rikujtua edhe vala e re e rritjes së çmimeve nga bizneset, që ia ka rënduar kushtet ekonomike familjeve punëtore në vend.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






