Transmetuar më 24-04-2025, 08:54

Carlo Ancelotti u paraqit para mediave menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Getafe-Real Madrid, ku “Los Blancos” siguruan një fitore të rëndësishme, që i mban ende në garë për titullin e La Liga-s. Vëmendjen e mori një koment i trajnerit italian në drejtim të sulmuesit të ri brazilian, Endrick, i cili u aktivizua si titular. Një surprizë e madhe për një ndeshje me rëndësi të tillë.

I pyetur për performancën e tij, Ancelotti nuk u përmbajt. “Epo, pati dy raste. Në të parin mendoj se nuk mund ta bënte më mirë, ndërsa në të dytin mund të ketë qenë jashtë loje, por nuk mund të bëjë gjëra të tilla.

Është i ri, duhet të mësojë dhe të godasë sa më fort të mundet. Nuk duhet të bëjë goditjen e ‘teatrit’. Klubi i ‘teatrit’ në futboll, nuk ekziston”, – deklaroi Ancelotti, duke lënë të kuptohet se Endrick kishte simuluar ose vepruar në mënyrë teatrale në një nga rastet.

Aktivizimi i Endrick nga minuta e parë ishte një nga surprizat më të mëdha të formacionit të Ancelottit, duke marrë parasysh rëndësinë e sfidës. Braziliani u tregua i angazhuar dhe me dëshirë për të bërë mirë, por nuk arriti të ishte vendimtar në fushë. Me sa duket, trajneri pret më shumë konkretizim dhe më pak ‘skenarë teatrorë’ nga talenti i ri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit