

Humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga në aksin Pogradec-Korçë: Dy të lënduara, nënë e bijë në spital
Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", ku një automjet tip "Ford", i drejtuar nga një 27-vjeçare me inicialet D. M., ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e mjetit.
Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuara drejtuesja e automjetit dhe nëna e saj që ndodhej si pasagjere. Të dyja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd