

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Përmetit, vetëm 10 metra larg godinës së Komisariatit të Policisë.
Një automjet tip BMW, i drejtuar nga një shtetas me inicialet T.K., ka përplasur një qytetare me inicialet L.L. në kryqëzimin pranë komisariatit. E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






