Transmetuar më 15-04-2025, 17:07

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një 42-vjeçar ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida.

Pas negociatave me efektivët e policisë, ai është zbritur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. “Shtetasi A. G., 42 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga Piramida në Tiranë. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia dhe është transportuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë. Kujtojmë se më herët në rrugën “Hamdi Sulçebe”, një 54-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit