Transmetuar më 15-04-2025, 08:19

Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu;

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qendrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

Gjatë natës; do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit