

SERBI- Shqiptari Demo Berisha është propozuar për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë. Ai pritet të pasojë në detyrë Tomislav Zigmanovin, kryetar i Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë.
Berisha është i njohur si shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është deklaruar publikisht se atdheu i tij është Serbia. Në një intervistë për televizionin e Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.
Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake. Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.
“Shoqata funksionon në tërë territorin e Serbisë, Unë nuk e ndaj Serbinë. Kur flas për territorin e Servbsë, nuk e e ndaj Serbinë si të brendshme dhe Kosovën. Unë besoj në Kushtetutë dhe them se Serbia është e pandashme.”, tha ai.
Berishën nuk e kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të ajo është pjesë e Serbisë, ndërsa vazhdon ta thërrasë “Kosova e Metohi”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd