Transmetuar më 14-04-2025, 18:40

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.

Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor.

Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit