

SHKODËR- Një persona ka humbur jetë paraditen e sotme si pasojë e një aksidentin të ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik.
Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një automjet dhe një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Ndërkohë viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i automjetit, i dentifikuar si Abaz Kuka, 55 vjeç. Në automjet ndodhenin dhe dy pasagjerë të cilët janë plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd