

Lëpushë – Paditen e sotme, reth orës 17:00, një grup turistësh nga Mali i Zi kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi njëri prej tyre, shtetasi M. N., 71 vjeç, është ndjerë keq papritur. Menjëherë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës janë nisur drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmën e nevojshme turistit në vështirësi.
Mjekët dhe autoritetet lokale kanë vepruar menjëherë për të transportuar të moshuarin në spital me autoambulancë, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato malazeze, po punojnë për të bërë të mundur kthimin e trupit të pajetë në vendlindjen e tij, si dhe për të ofruar asistencën e nevojshme për familjarët e viktimës.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd