Transmetuar më 12-03-2025, 16:03

Të martën në mbrëmje përfunduan në Xhedah të Arabisë Saudite bisedimet midis delegacioneve të nivelit të lartë të ShBA-së dhe Ukrainës, që u pasua nga një deklaratë e përbashkët e të dy palëve.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e MPJ të Kinës Mao Ning, në një konferencë shtypi të mërkurën tha se "ne e presim që palët e përfshira të arrijnë një plan të qëndrueshëm dhe të përhershëm paqeje, që merr parasysh shqetësimet e palës tjetër nëpërmjet dialogut e bisedimeve."

Më tej ajo nënvizoi se Kina ka paraqitur mendime për zgjidhjen politike të krizës nëpërmjet dialogut e bisedimeve dhe ka punuar gjithmonë për paqen, duke bërë përpjekje për të promovuar bisedimet paqësore.

Për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, Kina ka paraqitur mendime për zgjidhjen politike të krizës nëpërmjet dialogut e bisedimeve dhe ka punuar gjithmonë për paqen, duke bërë përpjekje për të promovuar bisedimet paqësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit