

Vlorë, 12 mars 2025 – Më 3 gusht 2022, Arjan Tase, komisari i Policisë, përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu, në plazhin e Potamit. Ai futi gomonen në hapësirën e rezervuar për pushuesit, duke kryer manovra të rrezikshme. Tase goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, 15 metra larg bregut, duke shkaktuar plagë të rënda që çuan në humbjen e jetës së fëmijës.
Familja Avdiu, që kishte origjinë nga Tropoja dhe jetonte në Angli, kishte ardhur në Shqipëri për pushime verore. Ata kishin zgjedhur pikërisht plazhin e Potamit për të kaluar pushimet, por kjo zonë u shndërrua në makthin më të madh për ta.
Vendimi i Gjykatës së Apelit:
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e Jonada Avdiut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd