
21:34 | Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria fiton 2 me 0 me Andorrën me dy gola të Rei Manajt
- 21:00 | I riu plagos një burrë 85 vjeç në mes të lokalit, çfarë njofton policia e Beratit
- 20:54 | Ngjarja e rëndë në Vushtrri/ Mësohet identiteti i 42-vjeçares, la pas tre fëmijë
- 20:49 | Plagosje me thi’kë në Berat
- 20:43 | Silvinjo bën ndryshime të mëdha! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Andorra
- 19:43 | Zgjerimi i BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë të parat që përfitojnë!
- 19:12 | Familjarët nuk tërheqin trupin e palestinezes së vrarë në Shqipëri, mund të varroset në Tiranë
- 19:10 | Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6 vjeç, arrestohet shoferi dhe dy shqiptarë
- 19:02 | Përgjaket sërish Kosova, një burrë dhe një grua humbin jetën
- 18:30 | Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, Bleon Dibrani pranon krimin. Prokuroria kërkon paraburgim
Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox, e Hënë 24 Mars 2025. Pasqyra ditore për të gjitha shenjat
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 3 Shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër sot, sipas Paolo Fox
- Xhelozia e çmendur e çoi në krim – 68-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe e sulmon me xham në Shkodër
- Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
- Horoskopi ditor i Susan Miller për sot, e hënë, 24 Mars 2025
- Një kamionçinë bie në luginë, 12 viktima dhe 4 të plagosur
- Del emri dhe foto e të riut shqiptar që humbi jetën pasi e zuri poshtë zetori gjatë punës në Itali
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë njëkohësisht kundër dy superfuqitë kryesore të botës, Amerikën dhe Rusinë. As Korea e Veriut dhe as Irani nuk kanë shkuar kurrë kaq larg.
Gjithmonë kanë qenë ose me njërën ose me tjetrën superfuqi dhe asnjëhëherë kundër të dyjave bashkë. Europa nuk është ftuar në takimin e Arabisë Saudite, mes Trump dhe Putin dhe për këtë shkak po bën cmos për ta sabotuar atë, duke i kërkuar presidentit Zelensky të mos njohë asnjë vendim që e mbyll luftën. E paimagjinueshme.
Evropa nuk do që lufta të mbarojë edhe tani që të gjithë duan. Është njëlloj si një njeri që i hedh benzinë zjarrit që po i djeg shtëpinë, ndërkohë që i ka kërkuar ujë dhe para gjithë komshinjve për shumë kohë. Kur ata i tregojnë si shuhet zjarri, ai nuk pranon dhe hedh edhe më shumë benzinë.
Për shkak të këtij veprimi zjarrnxitës, mesa duket Amerika dhe Rusia e kanë lënë Evropën jashtë bisedimeve të paqes. Dhe kanë bërë mirë. Europa nuk ka fituar asnjë luftë vetë, por vetëm ka shkaktuar luftëra duke vrarë miliona qytetarë europianë, cka e ka bërë atë kontinentin më luftënxitës dhe njëkohësisht më humbës në historinë e botës. Shqipërinë nuk e ka pushtuar asnjëherë as Amerika as Rusia por vetëm Europa.
Napoleoni u mund nga Rusia por Rusia nuk erdhi ta pushtojë Francën megjithëse mund ta bënte. Hitleri u mund nga Rusia dhe nga Amerika bashkë, por asnjëra nuk e mbajti të pushtuar Gjermaninë e cila u nda mes dy ideologjive, por jo mes shteteve që fituan luftën duke lënë miliona ushtarë të vrarë për të cliruar Europën nga vetë Europa.
Prandaj të gjithë janë dakort se ka ardhur koha që europianët mos ngatërrohen më në punët e botës të cilat i kanë bërë gjithnjë keq ose shumë keq. Ata kanë humbur me sukses fuqinë e tyre në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine sepse menduan se burimet që rrëmbyen nga kolonitë e dikurshme ishin të mjaftueshme përjetësisht.
Koha provoi të kundërtën. Kursimet shterojnë nëse nuk investohen dhe Europa sot është më e varfër se para dy shekujsh në raport me kolonitë e veta, Amerikën, Kinën dhe Indinë dhe pas disa dekadash do jetë edhe më e dobët se Afrika e pasur. Natyrisht dobësinë e saj e shohin të gjithë sepse ajo shkëlqen cdo ditë e më shumë, duke i detyruar njerëzit të ngrenë disa pyetje.
Ç’punë ka një kontinent që e ktheu urrejtjen për hebrenjtë e Biblës dhe antisemitizmin në doktrinë ushtarake, ti tregojë Izraelit si duhet të sillet në vendin e vet, apo c’punë ka Europa të vendosë çfarë ndodh në Gaza, ku shkojnë 2 milion palestinezë, sa rajone rusishtfolëse do kalojnë nga Ukraina në Rusi, kujt i takon Tajvani dhe sa respektohen të drejtat e njeriut në Kinë apo në Korenë e Veriut.
Këto nuk janë punët e europianëve sepse ata nuk kanë më as ushtritë që kishin dikur as paratë dhe as teknologjinë për t’iu imponuar të tjerëve.
Tani ka ardhur koha që Europa të merret me punët e veta që nuk janë pak. Ajo duhet të zgjerohet, të reformohet dhe të lindë më shumë fëmijë.
Sot në Europë lindin 10 mijë bebe në ditë, ndërsa vetëm në Nigeri lindin 20 mijë bebe në ditë dhe ky problem nuk zgjidhet duke i mësuar nigerianëve se çfarë është demokracia e pakicave, apo duke dhuruar kontraceptivë me ngjyra ylberi. Europa duhet të merret me Ballkanin të cilin ka 100 vjet që e torturon duke e kthyer në një poligon ku ajo mëson pabesitë e artit të luftës.
Ukraina nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e Europës dhe meqë Europa nuk pranon që Rusia të ngatërrohet në Ballkan, duhet të bëjë të njëjtën gjë duke ruajtur neutralitetin reciprok.
Ukraina është Ballkani i Rusisë, prandaj Europa nuk duhet të merret me Ballkanin e të tjerëve. Fatkeqësisht, për shkak të nxitjes që ju bë Ukrainës duke e përdorur si një mace që pickon një tigër, ajo e ka humbur luftën në mënyrë dëshpëruese dhe sot është një vend që nuk vendos më për veten e vet. Bashkë me luftën Ukraina ka humbur autonominë. Ndërkohë që 200 miliard euro armë u shitën kontrabandë nëpër vatrat e tjera të botës, administrata e këtij vendi u bë më e korruptuara në botë, zgjedhjet janë anulluar, më shumë se 200 mijë ushtarë janë vrarë, miliona dezertuan, shumica e tokave pjellore të Ukrainës janë minuar, 5 milion njerëz kanë emigruar dhe burimet e saj natyrore janë jashtë funksioni.
Ukraina kërkon më shumë se 500 miliard dollarë për tu rimëkëmbur dhe natyrisht Europa nuk do ta paguajë faturën, cka e kthen këtë vend në orbitën ruse aty ku dhe ka qenë historikisht para se ta mashtronin se do ta integronin në NATO dhe BE, për ta hedhur si mace në zjarrin e luftës. Por në përfundim të kësaj lufte që nuk pati asnjë përfitim për askënd edhe Europa është më e dobët se kurrë. Ajo ka humbur aleatin e vet kryesor, garantin e sigurisë së saj, Amerikën, ndërkohë që hoqi dorë me vullnet nga burimet e lira të energjisë që i vinin nga Rusia, rriti cmimet, rrënoi ekonominë e vet dhe u fut në konflikt me këtë fuqi e cila 80 vjet më parë e cliroi nga nazizmi dhe iku në shtëpinë e vet. Por lufta në Ukrainë tregoi edhe anën komike të Europës si një fuqi e dalë nga komeditë e Molierit.
Shtetet europiane u futën në një garë histerike gjuetije mbi vilat dhe jahtet e pasanikëve rusë të cilat i sekuestruan me pretekstin se me taksat e tyre ata kishin ndihmuar makinën ushtarake të Putinit në Ukrainë. Kjo është njëlloj sikur nesër, qeveritë e Europës të sekuestrojnë makinat Tesla të Elon Muskut, meqë mendojnë se ky po ndihmon diktatorin Donald Trump, ti japë fund luftës në Ukrainë, të mbyllë USAID dhe të aneksojë Groenlandën. Është njëlloj sikur ditën që Gjermania Naziste humbi luftën, Amerika me Rusinë të sekuestronin fabrikat Mercedes Benz, meqë kjo kompani makinash e ndihmoi Hitlerin të pushtonte botën. Edhe mund ta bënin por nuk e bënë, sepse përndryshe do ishte një plackitje e pastër dhe e paharrueshme. Për të gjitha këto arsye europianët nuk janë ftuar në tryezën e paqes mes Amerikës dhe Rusisë sepse askush nuk beson se ata kanë më dëshirë për të bërë mirë.
Tani europianët e kanë të detyrueshme të mbajnë marrëdhënie të mira si me Amerikën ashtu edhe me Rusinë, duke imituar muzetë e mëdhenj, të cilët i mbajnë dyert hapur për të gjithë vizitorët qofshin të varfër, të pasur, qofshin nga lindja apo nga perëndimi. Europa që kemi njohur ka humbur në gropën thithëse të burokracisë meskine, të vasalitetit servil, të përcarjes ideollogjike dhe të mungesës së ideve dhe ndoshta nuk do ta ketë më kurrë shkëlqimin që ka patur. Demokracia e saj është e lodhur dhe demografia e saj është e plakur. Tani, xhamat e kësaj ndërtese të mrekullueshme që dikur ishte zilia e botës,i fshijnë me rradhë emigrantët aziatikë dhe afrikanë të cilët mezi presin ti thyejnë dhe të futen brenda për të shkatërruar atë që ka mbetur.
Ata kanë urrejtje për kolonizatorin e dikurshëm dhe nëse Amerika me Rusinë nuk e ndihmojnë prapë Europën në këtë luftë me veten, emigrantët e paligjshëm me siguri do t’ia arrijnë. Unë i shkruaj këto rreshta me pikëllim, si një europian i zhgënjyer që në pasqyrën e atyre xhamave të pluhurosur shikoj rrugën e mundimshme të Shqipërisë, të cilën europianët cinikë kanë 30 vjet që e lënë te dera duke e sorollatur pa stil, pa arsye dhe pa mëshirë. Cfarë idiotësh të neveritshëm, por fatkeqësisht të domosdoshëm. Nuk e fsheh dot, se më vjen mirë që Amerika dhe Rusia po i ndëshkon edhe në emrin tonë.
*Publikuar në faqen e tij në Facebook
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd