Transmetuar më 05-02-2025, 13:43

Zgjedhjet e 11 Majit, zgjatet afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Përfitojnë 500 mijë shtetas shqiptarë

Këshilli i Ministrave miratoi sot kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave te identitetit (ID), dhe pasaportave biometrike.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se kjo situatë do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar.

Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese.

Të gjitha kartat e identitetit dhe pasaportat që kanë skaduar, janë të vlefshme nga sot dhe deri më 31 maj 2025.

Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë mund të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sakaq PD ka një kërkesë për një ndryshim në Kod Zgjedhor që shqiptarët që jetojnë jashtë e nuk kanë dokument identifikimi shqiptare, por të huaja, të regjistrohen e të votojnë.

Për DPGJC, a është e mundur të bëhet kjo si procedurë? Ministri Hoxha tha: Kjo nuk është e mundur të bëhet pasi ligji nuk e parashikon. Të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët kanë kartë identiteti dhe pasaporta biometrike të pavlefshme, pas miratimit të aktit që ne bëmë sot, do të kenë mundësi të regjistrohen në platformën e KQZ sipas udhëzimeve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit