

AUSTRALIA- Një peshkaqen i ka marrë jatën një artiste të re në një nga plazhet më të njohura të Australisë, vetëm disa orë pasi shkencëtarët paralajmëruan për praninë e tyre në zonat e notit. 17-vjeçarja Charlize Zmuda, studente kolegji, po notonte në plazhin Woorim të Queensland kur ajo u sulmua nga peshkaqeni.
Ajo mësohet se ka pësoi plagë në pjesën e sipërme të trupit dhe krahëve dhe vdiq në krahët e policëve që u vërsulën në ujë në përpjekje për ta shpëtuar. Një burrë që ishte në ujë në kohën e sulmit i tha për mediat se ishte “i pafuqishëm” dhe nuk mund të arrinte atë në kohë.
“Isha rreth 150 metra larg vajzës së re, shikova dhe pashë një rrëmujë, por në momentin që arrita tek ajo, policia ishte tashmë aty dhe ajo po notonte sipër ujit. Nuk mund të bënim asgjë”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd