

Korçë – Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e djeshme ka përfunduar me plagosjen e një 40-vjeçari me mjet prerës (thikë).
Sipas informacioneve zyrtare, i dëmtuari, 40 vjeçari Ergys Shtylla, ka deklaruar se është sulmuar për motive të dobëta nga shtetasi D.M., 39 vjeç.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, i cili ndodhet ende në arrati, dhe ka nisur kontrolle intensive për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin ligjor.
I dëmtuari E.Sh. është nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa uniformat blu ftojnë këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojë menjëherë strukturat e rendit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd