

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 22:00 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 20 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.
Më herët në orën 21:43, 21:50 dhe 21:52 në të njëjtën zonë janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.1, 4.3 dhe 4.3 Rihter. Aktiviteti sizmik nuk ka të ndalur ndërsa tërmetet që i afrohen 5 ballë të shkallës Rihter po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët, shkencëtarët dhe autoritetet.
Fenomeni po monitorohet nga afër nga shkencëtarët të cilët nuk mund të thonë me siguri nëse do të pasojë një tërmet më i madh dhe kur toka do të pushojë së dridhet. Fenomeni po monitorohet nga shkencëtarët. Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Vasilis Karastathis tha se aktiviteti sizmik është "thjesht me origjinë tektonike", duke përjashtuar mundësinë që të jetë rezultat i aktivizimit vullkanik. Megjithatë, ai tregon se ky është një fenomen që mund të zgjasë edhe me muaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd