Transmetuar më 04-02-2025, 15:20

E FUNDIT: Policia konfirmon autorin mes të plagosurve në të shtënat në shkollën Örebro Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku pesë persona janë qëlluar me armë zjarri brenda një shkollë.

Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.

Bëhet fjalë për Campus Risbergska, i cili kujdeset për studentët mbi moshën 20 vjeç në qytetin e Orebro.

Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 13:00 në rrethana ende të paqarta, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e personave të lënduar.

Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces.

Po ashtu, policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.

“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhet në një deklaratë të policisë, duke shtuar se operacioni është “ende në vazhdim”.

Në përditësim të para pak minutave u njoftua se pesë persona janë dërguar në spital, ku një prej tyre është konfirmuar se është autori, një 35 vjeçar.

Sipas raporteve të pakonfirmuara zyrtarisht për transmetuesin publik SVT, ka shumë viktima dhe rreth 15 persona u plagosën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit