Transmetuar më 04-02-2025, 08:19

Klubi kuqezi ka zyrtarizuar afrimin e Santiago Gimenez: "AC Milan ka kënaqësinë të najoftojë se ka blerë përfundimisht kartonin e futbollistit Santiago Tomás Gimenez nga Feyenoord Rotterdam. Sulmuesi meksikan ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2029."

I lindur në Buenos Aires (Argjentinë) më 18 prill 2001, Gimenez është formuar në akademinë e Cruz Azul, me të cilën debutoi në ekipin e parë në gusht 2017. Me klubin meksikan zhvilloi 105 ndeshje dhe shënoi 21 gola, duke fituar një Kupë dhe një Superkupë të Meksikës.

Në verën e vitit 2022 u transferua te Feyenoord, ku regjistroi 105 paraqitje dhe 65 gola, duke fituar një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë të Holandës. Në tetor 2021, Gimenez debutoi me kombëtaren e Meksikës, me të cilën ka grumbulluar 32 ndeshje dhe 4 gola. Te Milani ai do të mbajë fanellën me numrin 7.

Meksikani do të zërë vendin e Alvaro Moratës, i cili është huazuar te Galatasaray, dhe shihet si kandidati kryesor për të qenë sulmuesi titullar në skemat e Sergio Conceiçao. Operacioni u mbyll për 32 milionë euro, plus 3 milionë bonus, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë mbi 2 milionë euro në sezon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit