Transmetuar më 03-02-2025, 22:02

DURRËS- Vendi ynë u përfshi javën e kaluar nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematika. Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa.

Ndërkohë sot ka përfunduar evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës. Sipas kryebashkiakes Emiriana Sako, janë identifikuar 476 banesa të dëmtuara. Sipas saj pronarët e të cilave do të dëmshpërblehen, pasi të bëhet edhe procesi i vlerësimit të dëmtimeve në to.

“Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej. Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit”, bën me dije Emiriana Sako.

Objektet e prekura janë kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Plazhit, Shkozetit, Sukthit dhe Katundit të Ri, si zonat më të goditura nga reshjet e fund janarit të këtij viti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit