Transmetuar më 03-02-2025, 08:26

SHBA- Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy, e mbajtur mbrëmjen e së dielës (2 shkurt) në Los Angeles, mblodhi emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore, duke nxjerrë në pah artistët që bënë ndryshimin në vitin 2024. Beyonce fitoi albumin e vitit për “Cowboy Carter” në Grammy 2025, duke arritur të marrë më në fund çmimin kryesor.

Superylli, e cila është edhe artistja më e vlerësuar dhe e nominuar në historinë e Grammys, ishte nominuar në kategori katër herë më parë dhe shumë menduan se ajo ishte shpërfillur nga nderimet kryesore të saj.

Beyoncé bëri histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi çmimin për albumin më të mirë Country, duke theksuar karrierën e saj të jashtëzakonshme në muzikë dhe suksesin e saj të vazhdueshëm në zhanre të ndryshme muzikore.

Ceremonia e çmimeve Grammy 2025 ishte plot surpriza, emocione dhe momente unike. Kendrick Lamar, një nga artistët më me ndikim të repit, mori katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila fitoi në kategoritë e rekordit të vitit, performancës më të mirë rep, këngës më të mirë rap dhe videoklipit më të mirë.

Ky sukses e çoi numrin e përgjithshëm të fitimeve të Grammy të Lamar në 20, duke e bërë atë një nga artistët më të arrirë në skenën muzikore moderne. Nata e çmimeve, megjithatë, filloi me ceremoninë spektakolare të premierës, në të cilën DJ Master pranoi çmimet në emër të Lamar, duke ngjallur emocionin e publikut në Teatrin Peacock në Los Angeles.

Kënga “Not Like Us” fitoi disa nga çmimet më të lakmuara të natës: “Record of the Year” dhe “Song of the Year”, gjë që dëshmon tërheqjen dhe fuqinë e Lamar në industrinë e muzikës. Gjithashtu në ndarjen e çmimeve Grammy sivjet, Shakira dhuroi spektakël me performancën e saj të drejtpërdrejtë.

Por sikurse e thamë edhe më sipër, nata e çmimeve Grammy nuk rezervoi vetëm çmime, por dha dhe mesazhe të fuqishme, në një moment kyç pak javë pasi Los Angeles u godit nga zjarret shkatërrimtare. Grammy kanë mbledhur të paktën 7 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit e prekur nga zjarret në Los Angeles deri më tani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit