

SHBA- Një video nga Teksasi ka ngritur shqetësime te ndjekësit. Një video virale e publikuar në TikTok tregon një baba 25-vjeçai i cili përdor foshnjën e tij tremuajshe për të pastruar borën nga xhami i makinës.
Pas ngjarjes policia ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe se po analizon videon që është bërë virale. Mësohet se videoja tashmë është fshirë nga TikTok por në mediat sociale kjo video qarkullon ende. Burri i veshur me pantallona të zi dhe bluzë të bardhë, shihet duke e pastruar xhamin e mbuluar nga bora duke e përdorir vogëlushin si “fshesë” dhe vazhdimisht qeshte para kamerës.
Drejtori i policisë në Port Arthur, Tim Duriso, ka thënë se incidenti ka ndodhur në lagjen O.ë. Colling. Ai gjithashtu bëri të ditur se foshnja është e burrit në video. Nga policia po tentojnë të përcaktojnë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur, dhe si erdhi deri te publikimi i kësaj videoje që u bë virale.
Duriso theksoi se burri në video është marrë në pyetje, dhe se ka pranuar se nuk ka qenë personi i vetëm prezent kur ka ndodhur ngjarja. Identiteti i tij nuk është zbuluar ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd