Transmetuar më 21-01-2025, 20:50

Kanë mjaftuar disa çaste shiu që rrugët në qytetin e Durrësi të përmbyten gjatë pasdites së sotme.

Më e rëndë situata paraqitet në rrugët pranë stadiumit të qytetit. Uji ka krijuar vështirësi në kalimin e këmbësorëve, si dhe ka shkaktuar trafik te makinat.

Ndërsa në Tiranë moti i keq duket se ka shfaqur probleme në furnizimin me energji elektrike.

Disa zona në kryeqytet kanë patur ndërprerje të energjisë, ndërsa OSHEE thotë se po punon për rikthimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit