Transmetuar më 18-01-2025, 07:38

Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit