

DIBRA- Reshjet e dëborës kanë krijuar problematika të shumta në qarkullimin e mjeteve në aksin nacional Burrel-Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Mësohet se qindra mjete janë të bllokuara prej disa orësh, ndërsa raportohet se mes ty ka edhe të sëmurë që ishin nisur drejt spitalit të Tiranës me mjete private.
Ndërkohë, qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit.
Po ashtu situatë problematike është edhe në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur “Pishat” ku për shkak të erës rruga mbetet e bllokuar nga trashësia e borës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd