![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](/newsImages/2025/01/640-0-ho-ucciso-io-tony-arrestatemi-voglio-pagare-1736604350.jpg)
“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”.
Këto janë fjalët e Marian Pepës , 52-vjeçarit shqiptar të arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja disa ditë më parë në Itali.
Pepa u arrestua dhe ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Fillimisht u raportua se “Toni” ashtu siç njihej nga të gjithë Artan Kaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai u gjet i pajetë brenda fabrikës së tij nga bashkëshortja më 7 janar.
Më pas, pas hetimeve, rezultoi se Kaja ishte vrarë me armë zjarri. Auto i dyshuar është Marian Pepa, të cilin e njihte prej vitesh.
Autori i dyshuar i vrasjes, sipas një rikonstruksioni fillestar, kishte studiuar me detaje planin për të hyrë fshehurazi në fabrikë.
Megjithatë, ka shumë pikëpyetje që ende nuk janë sqaruar. Para së gjithash motivi, pasi Pepa u dorëzua në polici menjëherë pas ngjarjes.
Mediat italiane bëjnë me dije se muajt e fundit dy shqiptarët kishin pasur një mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.
Arma e krimit nuk është gjetur ende. Ndërsa Pepa pritet të merret në pyetje ditën e sotme dhe hetuesit besojnë se dëshmia e tij mund të hedhë dritë mbi çështjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd